Lidhje

Blair zhvillon bisedime me udhëheqës të lartë izrelitë dhe palestinezë - 2001-11-01


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair po zhvillon bisedime me udhëheqës të lartë izrelitë dhe palestinezë, në kuadrin e një turneu në Lindjen e Mesme, qëllimi i të cilit është forcimi i mbështetjes për koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe rifillimin e bisedimve të paqes në Lindjen e Mesme.

Zoti Blair ka në plan të takohet me Ministrin e Jashtëm izraelit, Shimon Perez, para një dreke pune me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon në Jerusalem. Ai do të shkojë në Gaza për bisedime me udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat. Në takimet e tij, kryeministri britanik pritet të bëjë thirrje për një armëpushim të qendrueshëm dhe për t’i dhënë fund dhunës 13 mujore mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Njoftime nga Lindja e Mesme

Forcat izrelite vranë dy palestinezë në një sulm me raketa në qytetin Tulkarem të Bregut Perëndimor. Dëshmitarë palestinezë thonë se një helikopter luftarak izraelit goditi me raketa një makinë me të cilin udhëtonin tre vetë në një rrugë në lindje të qytetit. Ata thonë se trupi i njërit prej viktimave ishte djegur aq shumë sa që ishte vështirë të njihej. Ata thonë se shoferi i makinës u plagos rëndë dhe u kap nga forcat izraelite. Izraeli thotë se personat që u vranë ishin anëtarë të grupit ekstremist palestinez Hamas dhe se kishin në plan të kryenin sulme terroriste në Izrael. Emrat e viktimave nuk u bënë të ditura menjëherë. Këto vrasje ndodhin një ditë pasi forcat izraelite vranë 6 palestinezë, duke përfshirë edhe një nga anëtarët kryesorë të grupit Hamas, në incidente të ndryshme. Forcat izraelite kapën një anëtar të Hamasit në një fabrikë në Nablus, sot paradite.

XS
SM
MD
LG