Lidhje

Rumsfeld në Rusi - 2001-11-02


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se është bërë përparim në çështjet kryesore të sigurimit në bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Ivanov.

Pas bisedimeve të sotme në Moskë, zoti Rumsfeld lavdëroi mbështetjen e Rusisë në fushatën kundër terrorizmit. Ai tha se të dy vendet e kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit midis tyre. Ministri rus i Mbrojtjes Ivanov tha se ata diskutuan forma konkrete të ndihmës po nuk kaluan në hollësi.

Të dyja palët diskutuan gjithashtu mbi planet e Washingtonit për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat dhe mundësinë e ndryshimit të traktatit të vitit 1972 kundër raketave balistike, gjë që cila kundërshtohet nga Moska.

Zoti Ivanov theksoi pas takimit se është dakort pjesërisht me faktin se traktati është një relik i Luftës së Ftohtë. Ai tha gjithashtu se të gjitha marrëveshjet ruso-amerikane janë relikë të këtij konflikti ashtu siç është edhe Natoja.

XS
SM
MD
LG