Lidhje

SHBA:Vaksinime kundër lisë - 2001-11-04


Një zyrtar i lartë amerikan i shëndetësisë konfirmoi se autoritetet po përgatiten për mundësinë e sulmeve bio-terroriste me anë të virusit të lisë.

Nuk ka shenja që një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara me këtë lloj virusi të ketë ndodhur, por doktor Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive i tha televizionit CBS se disa punonjës federalë të kujdesit shëndetësor po vaksinohen me virusin e dobësuar të lisë në mënyrë që të jenë në gjendje t’i përgjigjen një shpërthimi të kësaj sëmundjeje.

Ai tha gjithashtu se zyrtarët janë në procesin e krijimit të rezervave me vaksinën për sëmundjen.

Mendohet se ky virus ekziston vetëm në laboratorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, por disa vende të tjera, si Koreja e Veriut dhe Iraku, dyshohet se kanë shtënë në dorë fshehtazi sasira të këtij virusi. Letrat me antraks u kanë kushtuar jetën 4 amerikanëve që nga sulmet e 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG