Lidhje

Rumsfeld: forcat speciale në Afganistan - 2001-11-06


Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se forcat speciale amerikane ndodhen në të paktën 4 zona të Afganistanit dhe se informacioni që japin ato ndihmon aeroplanët amerikanë të godasin objektivat.

Në komentet që bëri mbrëmë gjatë kthimit në Uashington nga India, zoti Rumsfeld tha se raportet nga terreni tregojnë se bombat amerikane po godasin gjithnjë e më shumë artilerinë, autoblindat dhe përqendrimet e trupave talebane.

Dje, aeroplanët amerikanë goditën pozicionet talebane në afërsi të Kabulit, Mazar-I-Sharifit dhe Talokanit, për t’i hapur rrugën një ofensive të re të Aleancës Veriore të opozitës.

Aleanca Veriore thotë se do të fillojë një ofensivë në shkallë të gjerë ndaj Kabulit, por mendohet se forcat e saj janë ende shumë më të pakta në numër dhe më pak të armatosura se sa forcat talebane, të cilat kanë zënë llogore në veri të kryeqytetit për të sprapsur çdo sulm.

XS
SM
MD
LG