Lidhje

Izraeli tërhiqet nga Ramallahu - 2001-11-07


Trupat izraelite u tërhoqën nga Ramallahu, selia e Autoritetit Palestinez. Tanket, autoblindat dhe trupat izraelite u tërhoqën gjatë natës nga territoret që pushtuar para 3 javësh. Ministria izraelite e mbrojtjes njoftoi se ushtarët do të vazhdojnë një bllokadë të fortë sigurie përreth këtij qyteti të Bregut Perëndimor. Muajin e kaluar, forcat izraelite ripushtuan pjesë të Ramallahut dhe 5 qyteteve të tjera, nën kontrollin e autoritetit palestinez, pasi ekstremistë palestinezë vranë një ministër të kabinetit izraelit. Trupat izraelite vazhdojnë të qendrojnë në dy qytete të tjera, Jenin dhe Tulkarem. Ndërkohë, një palestinez u vra dhe 3 të tjerë u plagosën në Rripin e Gazës, kur trupat izraelite hapën zjarr pas një sulmi me mortaja kundër një vendbanimi hebre.

XS
SM
MD
LG