Lidhje

Kalendari Historik 2 nentor - 2001-11-07


Më 2 nëntor të vitit 1873, një fabrikë në Çikago të shtetit Illinois, filloi prodhimin e telit me gjëmba. Teli me gjëmba ishte shpikur nga fermeri Joseph Glidden, si mjet për gardhe që ndërtonte për të ndaluar bizonët dhe bagëtitë që të mos hynin në arat e tij dhe të dëmtonion të korrat. Fillimisht, rritësit e kafshëve e mallkuan telin me gjëmba, duke e quajtur atë ”litari i Djallit,” pasi u jepte fermerëve mundësinë të rrethonin livadhe, që më parë kishin qenë kullota të hapura për të gjithë. Mirëpo, shumë shpejt ata mësuan vlerën e mbajtjes së bagëtive të tyre në arat e veta. Deri në vitin 1900, shumica e fermerëve privatë në Perëndimin Amerikan arritën t’i rrethonin fermat e tyre me gardhe prej telit me gjemba.

Me 2 nëntor të vitit 1962, presidenti John Kennedy u tha amerikanëve se raketat sovjetike në Kubë ishin çmontuar. Kriza e Raketave në Kubë po merrte fund. Presidenti Kennedy kishte deklaruar më 22 tetor se prania e raketave dhe e avionëve bombardues sovjetikë në Kubë ishte një kërcënim i qartë ndaj paqes dhe sigurisë së krejt hemisferës perëndimore. Bashkimi Sovjetik kishte ndërtuar fshehtas baza raketash në Kubë dhe kishte instaluar atje raketa që mund të pajiseshin me mbushje bërthamore, të afta për të goditur Amerikën e Veriut dhe atë Latine. Presidenti Kenedy dha urdhër që forcat detare amerikane ta izolonin Kubën dhe të mos lejonin asnjë anije, qoftë sovjetike apo nga vende të tjera, të dërgonin raketa, avionë apo mbushje në ishullin kuban. Kriza mori fund me një kompromis: Shtetet e Bashkuara ranë dakord të tërhiqnin disa raketa nga Turqia dhe Bashkimi Sovjetik pranoi të tërhiqte raketat e veta nga Kuba nën mbikqyrjen e Kryqit të Kuq dhe të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG