Lidhje

Blair takon Musharafin në Londër - 2001-11-09


Kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf që po viziton Britaninë, ranë dakord që fushtata ushtarake kundër terroristëve duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Por pas bisedimeve dje në Londër, të dy udhëheqësit thanë gjithashtu se fushata kundër objekteve terroriste talebane dhe atyre të Al-Kaidës në Afganistan duhet të vazhdojë, derisa koalicioni anti-terrorist të arrijë të gjitha objektivat e caktuara. Gjenerali Musharraf tha se shpresonte se fushata do të ishte “e shkurtër dhe me një objektiv të caktuar” dhe se mund të përfundonte para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, javën e ardhshme. Edhe kryeministri Blair ishte i mendimit se çështjet delikate të myslimanëve duhen marrë në konsideratë. Por ai theksoi nevojën për ta vazhduar fushatën, derisa komuniteti ndërkombëtar të arrijë objektivat e veta.

Është planifikuar që Gjenerali Musharraf të takohet me presidentin Bush të shtunën në New York.

XS
SM
MD
LG