Lidhje

Vazhdojnë bombardimet në Afganistan - 2001-11-09


Aeroplanët amerikanë kanë kryer sulme të tjera gjatë natës dhe sot në mengjes kundër pozicioneve talebane në Afganistan. Lajmet bëjnë të ditur se rreth 40 shpërthime bombash janë dëgjuar në zonat veriore në afërsi të kryeqytetit Kabul ku trupat talebane janë mbërthyer në luftë me Aleancën Veriore të opozitës. Sipas dëshmitarëve okularë një skuadrilje aeroplanësh u vërtitën mbi Kabul për orë të tëra dhe lëshuan 8 bomba në qytet, ndërkohë që u goditën me raketa periferitë e Kabulit. Goditje të tjera u njoftuan gjithashtu brënda dhe jashtë qytetit Kandahar, bazë e talebanëve. Aeroplanët amerikanë kryen gjithashtu bombardime të rënda kundër vijave të frontit të talebanëve në afërsi të qytetit strategjik Mazar-e-Sharif, në veri të vendit. Aleanca anti-talebane thotë se forcat e saj po përparojnë drejt këtij qyteti strategjik. Ndërsa autoritetet talebane thonë se truapt e tyre kanë zbrapsur një ofensivë të opozitës në distriktin Kishanday në jug të qytetit dhe se po dërgojnë qindra luftëtarë në vijen e frontit. Këto deklarata nuk janë konfirmaur nga burime të pavarura. Ndërkaq, këtu në Washington, zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes konfirmuan vazhdimin e luftimeve në afërsi të qytetit Maszar e-Sharif por nuk dhanë hollësi të tjera. Qyteti Mazar-E-Sharif lidh rrugët kryesore të furnizimit mes Uzbekistanit dhe Kabulit dhe aty janë pistat më të rëndësishme të aeroplanëve në pjesen veriore të Afganistanit.

Ndërkaq, Pakistani u ka kërkuar sundimtarëve talebanë të Afganistanit të mbyllin konsulatën e tyre në qytetin jugor të Karaçit. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit citohet të ketë thënë se autoritetet pakistaneze i kanë kërkuar Talebanit të tërheqë personelin e ambasadës së tij nga Karaçi, duke theksuar se kjo kërkesë duhej zbatuar menjëherë. Zëdhënësi nuk dha arsyet për këtë urdhër.

XS
SM
MD
LG