Lidhje

Bush: shkurtime armësh - 2001-11-13


Presidenti Bush tha se është i gatshëm të njoftojë shkurtime të ndjeshme në arsenalet amerikane të armëve gjatë bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, të cilat fillojnë sot në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Bush u tha gazetarëve rusë në Uashington se do t’i shkurtojë arsenalet amerikane të armëve në nivele mjaft më të ulta, edhe nëse zoti Putin refuzon të përgjigjet me shkurtime të ngjashme. Presidenti Bush i bëri këto komnete ndërkohë që homologu i tij rus ishte nisur për në Uashington.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe mbi luftën kundër terrorizmit dhe mbi rishikimin e traktatit të vitit 1972 për raketat balistike. Administrata e Presidentit Bush kërkon që traktati të ndryshohet ose të shfuqizohet për të lejuar instalimin e një sistemi për mbrojtjen nga raketat.

Nesër, bisedimet do të zhvendosen në fermën e zotit Bush në Teksas.

XS
SM
MD
LG