Lidhje

Tragjedi ajorore: mbi 260 të vdekur - 2001-11-13


Presidenti Bush u shprehu ngushëllimet e tij më të thella qytetarëve të Nju Jorkut pas rrëzimit të aeroplanit të shoqërisë American Airlines në një lagje të qytetit.

Të 260 personat që ndodheshin në avion kanë gjetur vdekjen. Të paktën 9 persona në lagjen Rockaway ku ndodhi rrëzimi rezultojnë të zhdukur.

Presidenti Bush tha se është e dhimbëshme që po i shpreh edhe një herë ngushëllimet popullit të Nju Jorkut pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Autoritetet amerikane thonë se sipas shenjave të para, rrëzimi i aeroplanit ishte një aksident dhe jo sulm terrorist. Aeroplani i udhëtarëve, i nisur drejt Republikës Domenikane, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Kennedy i Nju Jorkut.

Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Transporteve ka filluar hetimet. Shtëpia e Bardhë thotë se sipas njoftimeve fillestare nuk ka patur ndonjë komunikim të pazakontë me pilotin para rrëzimit ndërsa një zëdhënës i saj bëri thirrje për të mos u nxituar në përcaktimin e shkakut të rrëzimit.

XS
SM
MD
LG