Lidhje

Rumsfeld komenton - 2001-11-14


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se një numër i vogël trupash amerikane ndodhen tashmë në Kabul për të vëzhguar situatën.

Ai tha se trupat kanë shkuar atje për të vëzhguar situatën dhe për të ndihmuar me këshilla udhëheqësit e opozitës dhe trupat e tyre që kanë marrë Kabulin pas tërheqjes talebane.

Por ai tha se numri i trupave amerikane nuk është i tillë sa ato të mund të luajnë rolin e një force policore për të penguar sulmet hakmarrëse ndaj përkrahësve të Talebanit.

Aleanca Veriore thotë se dëshiron që Kombet e Bashkuara të dërgojnë pa vonesë një ekip i cili të ndihmojë për formimin e një qeverie me bazë të gjerë etnike.

Ndërkohë, zoti Rumsfeld tha se forcat speciale amerikane po ndërmarrin gjithashtu operacione në Afganistanin jugor, ku Talebani ka përqendruar forcat e tij.

XS
SM
MD
LG