Lidhje

Putin përfundon takimin 3 ditor në SHBA - 2001-11-15


Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi takimin 3 ditor të nivelit të lartë me presidentin Bush në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të shtohen, megjithë mosmarrëveshjet lidhur me planet amerikane për krijimin e një sistemi për mbrojtjen nga raketat.

Në një intervistë të pashembull drejtëpërdrejtë në radio në New York, presidenti Putin shprehu besimin që traktati i vitit 1972 për raketat anti-balistike është mjaft elastik për të bërë të mundur marrëdhëniet e reja amerikano-ruse në çështjet e sigurimit. Ai parashikoi gjithashtu se të dy vendet do të arrijnë një farë marrëveshje mbi këtë çështje. Këto komente ishin të ngjashme me komentet e bëra nga presidenti Bush, i cili shprehu besim se mosmarrëveshjet mbi këtë çështje nuk do të ndajnë të dy vendet.

Dy udhëheqësit ranë dakord në bisedimet që zhvilluan në Texas dhe më parë në Washington për të shkurtuar arsenalet e armëve bërthamore të vendeve të tyre. Ata u zotuan gjithashtu që të punojnë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të shtuar tregëtinë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG