Lidhje

Përpjekje diplomatike - 2001-11-15


Në Afganistan vazhdojnë me ritme të shpejta përpjekjet diplomatike për të siguruar qëndrueshmërinë pas rrëzimit të regjimit taleban. Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw shprehu sot optimizëm për arritjen e një zgjidhjeje politike me bazë të gjerë dhe shumë etnike dhe se procesi i gjatë i rindërtimit të vendit mund të fillojë së shpejti.

Ndërkaq, një delegacion i përbërë nga kryetarët e fiseve të gjashtë provincave jugore, i mbështetur nga ish-Mbreti Zahir Shah, është nisur për në Kandahar, në përpjekje për të negociuar kushtet e dorëzimit të qytetit nga forcat talebane. Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin Francesc Vendrell do të shkojë në Kabul.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të OKB-së që kur forcat talebane braktisën qytetin. Zoti Vendrell tha se Kombet e Bashkuara janë të bindura se ish mbreti duhet të luajë rol në qeverinë që do të pasojë Talebanët.

XS
SM
MD
LG