Lidhje

Konferenca e OBT-së përfundon me sukses - 2001-11-15


Pas rreth një jave bisedimesh të vështira, ministrat e tregëtisë të rreth 140 vendeve ranë dakord të fillojnë një raund të ri bisedimesh për të pakësuar pengesat tregëtare me synim që t’i japin një shtytje ekonomisë botërore.

Ministrat në konferencën e Organizatës Botërore të Tregëtisë në Doha të Katarit ranë dakord të fillojnë vitin e ardhshëm bisedimet mbi një sërë çështjesh të ndryshme tregëtare, përfshirë ndihmat për eksportin e prodhimeve bujqësore dhe heqjen e mundshme të tarifave për mallrat industriale. Nga ferma e tij në Texas, presidenti Bush i quajti rezultatet e konferencës në Doha një deklaratë të guximëshme shprese për ekonominë botërore.

XS
SM
MD
LG