Lidhje

Zgjedhjet në Kosovë - 2001-11-16


Nesër në Kosovë zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të cilat synojnë ti japin rajonit statusin vetë-qeverisës. Votuesit do të zgjedhin anëtarët e parlamentin, të cilët pastaj do të zgjedhin presidentin dhe do të formojnë qeverinë rajonale. Megjithatë, për 3 vjet parlamenti do të shërbejë nën autoritetin e misionit të OKB-së në Kosovë. Partitë që përfaqësojnë shumicën shqiptare të Kosovës i shikojnë zgjedhjet si një hap përpara drejt pavarësisë nga Sërbia. Pakica sërbe e Kosovës i bojkotoi zgjedhjet bashkiake të vitit të kaluar në shenjë proteste ndaj keqtrajtimeve nga ana e shumicës shqiptare. Por presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica u ka bërë thirrje sërbëve që të votojnë nesër dhe ti dërgojnë komunitetit ndërkombëtar një mesazh të fuqishëm se Kosova është ende pjesë e Sërbisë dhe Jugosllavisë.

Por në Mitrovicë, partia e koalicionit politik sërb anulloi tubimin e saj përfundimtar para zgjedhjeve për shkak të trysnisë së sërbëve, që kërkonin bojkotimin e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG