Lidhje

Parlamenti maqedonas miraton ndryshimet - 2001-11-16


Parlamenti i Maqedonisë miratoi një sërë ndryshimesh kushtetuese, duke zgjeruar kështu të drejtat e shqiptarëve të këtij vendi, element ky kyç i marrëveshjes së paqes. Mes amendamenteve përfshihet një hyrje e re e kushtetutës së Maqedonisë, e cila garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Kushtetuta do të bëjë të mundur përdorimin e kufizuar në qarqet zyrtare të gjuhës shqipe.

Shqiptarët do të mund të punësohen gjithashtu në sektorin shtetror, duke përfshirë edhe forcën policore. Miratimi i amendamenteve kushtetuese ishte pjesë e marrëveshjes së arritur në muajin gusht për t’i dhënë fund dhunës disa mujore. Parlamenti i miratoi ndryshimet kushtetuese vetëm pak ditë pas shpërthimit të sërishëm të dhunës që kërcënoi bllokimin e mëtejshëm të procesit të paqes. Të dielen, tre policë maqedonas u vranë në përpjekjen e parë me armë me luftëtarët shqiptarë që nga muaji gusht.

XS
SM
MD
LG