Lidhje

Powell për Lindjen e Mesme - 2001-11-20


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell shpalli planet e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme duke thënë se izraelitët dhe palestinezët duhet të mësojnë të jetojnë pranë njëri-tjetrit në dy shtete si fqinjë paqësorë.

Në një fjalim të rëndësishëm të mbajtur dje, zoti Powell tha se administrata e Presidentit Bush dëshiron të shohë dy shtete të lirë dhe të begatë, Izraelin dhe Palestinën, të bashkëjetojnë brenda kufijve të sigurt. Por ai tha se të dyja palët duhet të pranojnë disa të vërteta thelbësore lidhur me hapat që duhet të ndërmarrin për t’i dhënë fund dhunës.

Zoti Powell u bëri thirrje palestinezëve që t’u japin fund sulmeve anti-izraelite si dhe Izraelit që të mos ndërtojë më vendbanime hebraike në territoret e pushtuara.

Ai tha gjithashtu se ndihmës sekretari i shtetit William Burns do të shkojë këtë javë në Lindjen e Mesme për të rigjallëruar procesin e bisedimeve.

Zoti Powell shtoi se gjenerali në pension i marinës Anthony Zini do të jetë këshilltari i tij special për çështjet e Lindjes së Mesme dhe do të ndihmojë në arritjen e një armëpushimi izraelito-palestinez.

Presidenti Bush tha mbrëmë se për arritjen e paqes, të dyja palët duhet të shprehin gatishmërinë e tyre.

XS
SM
MD
LG