Lidhje

Përfundon revolta - 2001-11-28


Në Afganistan, aleanca veriore njoftoi se i ka dhënë fund një revolte 3 ditore të robërve të luftës përkrahës të talebanëve dhe organizatës Al-Kaida në një fortesë afër qytetit afgan verior të Mazar-I-Sharifit.

Komandantët e Aleancës Veriore thanë se të gjithë të burgosurit, kryesisht pakistanezë, arabë dhe çeçenë, u vranë. Njoftohet se qindra të burgosur humbën jetën në këtë revoltë.

Të burgosurit u çuan në fortesë pasi u dorëzuan javën e kaluar gjatë rrethimit të ish bazës talebane Kanduz. Luftimet filluan të dielën, pasi të burgosurit thyen burgun dhe rrëmbyen armë nga një depo.

XS
SM
MD
LG