Lidhje

SHBA e shtyjnë përsëri provën me raketa - 2001-12-03


Shtetet e Bashkuara shtynë përsëri një provë me raketa për shkak të motit të keq. Prova, që tani është planifikuar për sot vonë, u shty për herë të parë të shtunën dhe përsëri sot herët në mëngjes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se preferojnë të tregohen të kujdeshëm pasi koha në bazën e forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni mund ta bëjë të pasigurtë provën. Prova do të përfshijë hedhjen e një rakete me mbushje mesimore dhe goditjen e saj për ta rrëzuar me anë të një rakete tjetër më shumë se 200 kilometra mbi Oqeanin Paqësor.

XS
SM
MD
LG