Lidhje

Rumsfeld: një fazë e re - 2001-12-08


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se lufta në Afganistan po hyn në një fazë të re, të ndërlikuar nga politika me bazë fisnore, kriza humanitare dhe kërkimet intensive për Osama bin Ladenin.

Në një intervistë për gazetën Washington Post, zoti Rumsfeld thotë se pas braktisjes së Kandaharit nga talebanët, gjendja në qytet është shumë e rrezikshme.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se disa luftëtarë talebanë nuk kanë dorëzuar armët, gjë që bart rrezikun e përleshjeve të dhunshme të ngjashme me luftimet në burgun e Mazar-e-Sharifit dy javë më parë.

Zoti Rumsfeld shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të ruajnë përqëndrimin në synimet e tyre për të kapur drejtuesit e lartë të rrjetit terrorist Al Qaida si dhe të Talebanit.

Sekretari Rumsfeld theksoi se detyra për të gjetur bin Ladenin dhe udhëheqësin taleban Mullah Mohamed Omar është e vështirë, si rrjedhojë e natës së gjatë, motit të keq, hapësirave të mëdha me popullsi të pakët, terrenit të ashpër dhe kufijve jo shumë të sigurtë.

XS
SM
MD
LG