Lidhje

Kalendari Historik 10 dhjetor - 2001-12-10


Më 10 dhjetor të vitit 1869, guvernatori i territorit Wayoming në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara nënshkroi ligjin e parë në mbarë vendin mbi të drejtën e grave për të votuar. Ky ligj u jepte të drejtën grave gjithashtu të shërbenin në juritë e qytetarëve, si dhe të drejtën për t’u zgjedhur. Disa historianë besojnë se një arësye për të cilat Wayoming u dha të drejtë grave për të votuar, ishte numri i vogël i banorëve të këtij territori. Po të mos përfshiheshin edhe gratë në regjistrat e zgjedhjeve, do të kishte shumë pak votues që të merrnin pjesë në zgjedhje apo në juri. Në vitin 1920, me Amendamentin e 19-të të Kushtetutës Amerikane e drejta e votës do të shtrihej për të gjitha gratë në Shtetet e Bashkuara.

Më 10 dhjetor 1832, presidenti Andrew Jackson bëri deklaratën e tij më të fuqishme lidhur me çështjen e debatueshme të shfuqizimit. Shfuqizimi ishte një filozofi politike e cila ishte përqafuar kryesisht nga njerëz në shtetet e jugut, e cila kërkonte që secili shtet të kishte autoritetin fuqiplotë për të vendosur se si duhej të interpretohej Kushtetuta Amerikane. Çështja që kishte të bënte drejtpërdrejt me shfuqizimin, ishin tarifat e vëna nga qeveria federale. Mbrojtësit e shfuqizimit besonin se shtetet kishin të drejtën të vendosnin mbi tarifat. Presidenti Jackson, federalist me bindje të patundura i paralajmëroi ashpër mbrojtësit e shfuqizimit se do t’i varte udhëheqësit e tyre dhe çdo orvajtje për pengimin e mbledhjes së taksave do ta trajtonte si tradhëti. Por çështja që vendosej në një plan më afatgjatë, ishte frika që mbizotëronte tek qytetarët e shteteve të jugut se qeveria mund ta nxirrte skllavërinë jashtë ligjit. Do të duheshin edhe gati 30 vjet të tjera, pasi Abraham Lincoln të zgjidhej president në vitin 1860, që skllavëria të dënohej me ligj.

XS
SM
MD
LG