Lidhje

Pentagoni: qendresë e fortë nga luftëtarët e al Qaidës - 2001-12-10


Forcat afgane anti-talebane, të mbështetura nga bombarduesit amerikanë, janë mbërthyer në luftime me luftëtarë të al-Kaidës në pjesën lindore të Afganistanit, ndërkohë që kërkimi për Osama bin Ladenin vazhdon.

Shef i Shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Richard Meyers, tha se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë ndeshur në qendresë të fortë në zonën e njohur si Tora Bora. Gjenerali Meyers tha se forcat e koalicionit se kanë një farë ideje se ku ndodhet udhëheqësi i rrjetit al-Kaida, por nuk mund të jenë të sigurta.

Zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, tha se po shqyrtohen një numër i madh njoftimesh rreth vdendodhjes së Osama bin Ladenit, por ai theksoi se njoftimet janë më tepër të natyrës së thashethemeve. Zoti Wolfowitz tha se ajo që ka rëndësi, terroristët e rrjetit al-Kaida janë vënë në ikje.

Ndërkohë, në pjesën jugore, udhëheqësi i ri i përkohshëm i Afganistanit, Hamid Karzai, arriti t’i japë fund një grindjeje midis krerëve fisnorë se kush do të kontrollojë qytetin e Kandaharit. Në bazë të marrëveshjes, guvernatori i Kandaharit para periudhës talebane do të kthehet në postin e tij. Zëvendësi i tij do të jetë Mullah Nakibullah, i cili pranoi dorëzimin e Kandaharit nga ana e talebanëve.

Gjenerali Meyers tha se marincat amerikanë kanë qenë të suksesshën në përpjekjet e tyre për të parandaluar ikjen e luftëtarëve talebanë dhe të rrjetit al-Kaida në Pakistan.

XS
SM
MD
LG