Lidhje

Milosheviç akuzohet zyrtarish për genocid - 2001-12-11


Ish-presidenti jugosllav, Slobodan Miloseviç, është akuzuar zyrtarisht për genocid sot në gjykatën Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, në Hagë. Akuza është pjesë e një padie për nxitjen e krimeve të luftës gjatë luftës së viteve 1992-1995, në Bosnje-Hercegovinë që i atribuohen atij.

Zoti Milosevic kundërshtoi të merrte fjalën, siç bëri për rolet që i atribuohen në konfliktet e Kroacisë, në vitin 1991 dhe në Kosovë në vitin 1999. Si edhe më parë, gjykata bëri deklarime pafajësie, në emër të tij. Prokurorët priten t’i kërkojnë gjykatës që t’i kombinojë të tria paditë, për të bërë të mundur një proces të vetëm gjyqësor.

XS
SM
MD
LG