Lidhje

100 vjetori i transmetimit me radio - 2001-12-12


Sot është 100 vjetori i transmetimit të sinajlit të parë me radio nga Evropa në kontinentin amerikan.

Më 12 dhjetor të vitit 1901, gjatë një eksperimenti të novatorit Guglielmo Marconi, gërma “s” u transmetua me kodin mors nga një stacion kodrinor në Cornwall të Anglisë. Sinjali u kap në Newfoundland të Kanadasë rreth 3 mijë e 500 kilometra larg nga vendi i transmetimit nga struktura mbajtëse e një balone.

Festime me rastin e këtij përvjetori janë planifikuar në Kanada dhe vende të tjera. Por ato kanë ndeshur në një fillim të vështirë. Greva e Korportaës Kanadeze të Transmetimeve bëri që të anullohej programi i drejt për drejtë radiofonik mes Afrikës së Jugut, Finlandës, Australisë dhe Newfoundland-it.

XS
SM
MD
LG