Lidhje

Priten lidhjet Izrael-Arafat - 2001-12-13


Izraeli vendosi t’i presë të gjitha kontaktet me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, pas sulmit të djeshëm terrorist kundër një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor, që shkaktoi vdekjen e 10 vetave. Dje vonë, pas një takimi të ngutshëm të këshillit të sigurimit, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se në syt e Izraelit, zoti Arafat nuk ekziston më.

Zoti Sharon dhe ministrat e tij thanë se zoti Arafat nuk ka bërë asgjë për të ndaluar terrorizmin. Anëtarët e kabinetit izraelit thanë se tani e tytje, Izraeli do ta mbrojë veten kundër eksrtemistëve dhe nuk do të mbështetet më në Autoritetin Palestinez.

Ministri i Drejtësisë, Meir Sheetrit u tha më pas gazetarëve se Izraeli nuk ka në plan ta dëmtojë apo ta vrasë zotin Arafat, por nuk e shikon më atë si partner në procesin e paqes.

I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, Anthony Zinni, ka thënë se do të qendrojë në rajon derisa të ekzistojnë mundësitë për arritjen e një armëpushimi të qendrueshëm.

Dje, avionët izraelitë bombarduan objekte palestineze të sigurimit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, në shenjë hakmarrjeje për sulmin kundër autobusit. Helikopterët izraelitë qëlluan me të paktën 10 raketa qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor. Të paktën një raketë ra pranë selisë së zotit Arafat. Avionët goditën edhe kompleksin e policisë palestineze në Nablus. Kurse, sot në mëngjes, tanket izraelite hapën zjarr kundër një posblloku policore plaestinez në Ramallah.

Nuk ka njoftime për viktima në Bregun Perëndimor, por 10 palestinezë u plagosën kur avionët izraelitë goditën ndërtestat në afërsi të selisë së zotit Arafat në Qytetin Gaza. Avionët goditën edhe kullën e kontrollit të aeroportit ndërkombëtar të Gazës.

Grupi i armatosur Brigada e Martirëve al-Aksa, që ka lidhje me organizatën Al-Fatah të zotit Arafat, thotë se ai dhe organizata Hamas janë përgjegjëse për sulmin e djeshëm. Zoti Arafat reagoi duke premtuar se do të mbyll menjëherë të gjitha institucionet që drejtohen nga organizata Hamas dhe grupi ekstremist palestinez Xhihadi Islamik.

XS
SM
MD
LG