Lidhje

Bush mbi videokasetën - 2001-12-14


Presidenti Bush tha se do të ishte absurde që dikush të mendonte se videokaseta ku tregohet bin Ladeni duke u mburrur për aktet terroriste në Shtetet e Bashkuara është e manipuluar.

Duke komentuar në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti e quajti një kritikë të tillë të videokasetës një mbështetje të dobët për një njeri jashtëzakonisht djallëzor.

Ai tha se videokaseta është autentike dhe e tregon bon Ladenin ashtu siç është, një vrasës të pamëshirshëm dhe mizor i cili qesh me ata që kryen vetvrasje në ditën e sulmit. Videokaseta e xhiruar nga një amator u bë publike dje nga Pentagoni.

Ajo është e gjatë rreth një orë dhe paraqet bin Ladenin duke folur për sulmet e 11 shtatorit dhe duke përshkruar me hollësi rrënqethëse atë që ai mendonte se do të ndodhte.

XS
SM
MD
LG