Lidhje

Rumsfeld në turne - 2001-12-14


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld niset sot për në Kaukaz për të diskutuar luftën kundër terrorizmit.

Zoti Rumsfeld do të bëjë të shtunën vizita të shkurtra në Gjeorgji, Azerbaixhan dhe Armeni. Të trija vendet e Kaukazit të Jugut, kanë ofruar ndihmën e tyre për misionin amerikan në Afganistan.

Sekretari Rumsfeld do të vizitojë më pas Brukselin, ku do të takohet me udhëheqësit e NATO-s. Ai pritet të takojë atje Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Ivanov dhe të diskutojë me të sesi mund të zëvendësohet traktati mbi raketat balistike.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati i kohës së Bashkimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG