Lidhje

Dobbins: SHBA të angazhuara të rindërtojnë Afganistanin - 2001-12-17


I dërguari amerikan, James Dobbins, shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për rindërtimin e Afganistanit, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit, që shënoi rihapjen e ambasadës amerikane në Kabul. Zoti Dobbins tha se ceremonia simbolizonte kthimin, pas më se një dekade, të Shteteve të Bashkuara në Afganistan. I dërguari amerikan tha se Uashingtoni do të mbajë lidhje me qeverinë e re të Afganistanit dhe së bashku me komunitetin ndërkombëtar, do të ndihmojë në rindërtimin e këtij vendi të shkatëruar nga luftërat. Zoti Dobbinis tha se Shtetet e Bashkuara kanë shkuar në Afgahnsitan për të qendruar atje. Më parë, zoti Dobbins tha se pret që njësitë e para të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare do të mbërrijnë në Kabul të shtunën.

XS
SM
MD
LG