Presidenti i Kroacisë Stipe Mesic ndodhet në Angli për një vizitë 5 ditore. Fokusi i vizitës pritet të jetë mbi marrëdhëniet dy palëshe, situatën në Evropën Juglindore dhe luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.
Gjatë vizitës së tij, presidenti Mesic është planifikuar të takohet edhe me kryeministrin britanik Tony Balir dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Bisedimet priten të përfshijnë edhe përpjekjet e Kroacisë për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Më parë këtë muaj parlamenti kroat ratifikoi një marrëveshje me Bashkimin Europian e cila do lehtësojë anëtarësimin e Kroacisë.
Marrëveshja e stabilizimit dhe asocimit me Bashkimin Europian kërkon që ligjet e Kroacisë të përputhen me ligjet dhe standartet e këtij komuniteti.
Kroacia është ish republika e dytë jugosllave mbas Maqedonisë që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë. Kroacia e nënshkroi marrëveshjen në Tetor, por ajo duhej të ratifikohej edhe nga parlamenti.