Lidhje

Pekini i shqetësuar për tërheqjen amerikane nga marrëveshja - 2001-12-17


Një ekip diplomatësh amerikanë shkoi sot në Kinë për tu dhënë përgjigje shqetësimeve të Pekinit për vendimin e Uashingtonit lidhur me tërheqjen nga Traktati i Raketave Balistike të vitit 1972. Delegacioni kryesohet nga ndihmes sekretari i shtetit per kontrollin e armëve Avis Bohlen. Pas takimeve të sotme diplomatët amerikanë u larguan nga Kina. As ministria e jashmte e Kinës dhe as ambasada amerikane nuk kanë bërë ndonjë koment për bisedimet.

Zyrtarët thonë se vizita e sotme u bë në kuadër të njoftimit të javës së kaluar për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga traktati i vitit 1972 në mënyrë që Washingtonit ti hapet rruga për ndërtimit e një sistemi kombëtar të mbrojtjes nga raketat. Në numrin e saj të sotëm gazeta zyrtare e Kinës kritikonte administraten e presidentit Bush se nuk po dëgjon, siç shkruante gazeta, zërin e arësyes të komunitetit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG