Lidhje

Kërkohet Al-Qaida - 2001-12-18


Aeroplanët luftarakë amerikanë i kanë ndërprerë goditjet ajrore në Tora Bora për t’u dhënë mundësi forcave afgane dhe amerikane që të kontrollojnë të sigurt shpellat e rajonit për luftëtarë të al-Qaidës, të cilët mund të kenë mbetur aty.

Zyrtarët amerikanë mendojnë se Osama bin Ladeni dhe rreth 2 mijë luftëtarë të organizatës së tij, al-Qaida, vazhdojnë të enden akoma në rajonet lindore të vendit, në afërsi të kufirit të Afganistanit me Pakistanin.

Ndërkohë sipas një burimi afgan të zbulimit, udhëheqësi i Talebanëve, Mullah Mohammed Omar, mund të jetë i fshehur në male në pjesën jugore të Afganistanit, rreth qytetit Bagram. Pentagoni bën të ditur se forca fisnore antitalebane, që po përpiqen ta rrethojnë Mullah Omarin atje, po përgatiten të fillojnë një ofensivë të ngjashme me atë në Tora Bora.

Dje në Kabul, një ceremoni e ngritjes së flamurit shënoi rihapjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara, e cila ishte mbyllur që në vitin 1989.

XS
SM
MD
LG