Lidhje

India paralajmëron Pakistanin - 2001-12-19


Kryeministri i Indisë tha se vendi i tij do të përdorë mjete diplomatike për ta detyruar Pakistanin të marrë masa të rrepta kundër ekstremistëve islamikë të akuzuar për sulmin e javës së kaluar në parlamentin indian. Në fjalimin e tij para parlamentit Atal Behari Vajpayee tha se India është treguar deri tani e përmbajtur në përgjigjen e saj ndaj sulmit të 13 dhjetorit që la të vrarë 13 vetë. Por udhëheqësi indian tha pa specifikuar se alternativat e e tjera që do të përdorte India kundër Pakistanit mbeten të hapura. Ndërkaq, policia në Kashmirin indian arrestoi katër vetë të tjerë të dyshaur për pjesëmarrje në sulmin vetvrasës në parlament. Forcat e sigurimit në Kashmirin indian kanë vrarë të paktën 11 rebelë në përleshje të ndryshme.

XS
SM
MD
LG