Lidhje

Kalendari Historik 20 dhjetor - 2001-12-20


Më 20 dhjetor 1860, një mbledhje e delegatëve nga Karolina e Jugut vendosi një zëri të shfuqizojë ratifikimin nga ana e shtetit të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Në këtë mënyrë Karolina e Jugut u bë shteti i parë që tërhiqej nga bashkimi federal. Pika e ndarjes ishte rreth çëshjes së skllavërisë. Në atë kohë, prodhimi kryesor bujqësor i jugut, pambuku, varej në një masë të madhe nga fuqia e krahut e skllevërve zezakë. Karolina e Jugut dhe shtete të tjera të jugut që ruanin skllavërinë e panë zgjedhjen në 1860 të Abraham Lincolnit, të Partisë republikane që ishte kundër skllavërisë, si shenjë të qartë se frika që kishin për zhdukjen e skllavërisë do bëhej realitet. Disa historianë mendojnë se shkëputja e 10 shteteve të tjera të jugut dhe fillimi i luftës civile ishin të pashmangshëm, sepse jugu nuk do pranonte kufizime të skllavërisë.

Më 20 dhjetor 1803, një ceremoni shumëngjyrëshe në New Orleans shënoi kalimin zyrtar të territorit të Luizianës nga kontrolli francez në atë amerikan. Turmat e banorëve të vendeve fqinjë, kumarxhinjve, tregtarëve dhe marinarëve mbushën sheshin kryesor pranë lumit të Misisipit në New Orleans ndërsa flamuri tre ngjyrësh i Francës ulej për tu zëvendësuar me atë amerikan. Mbas muzikës dhe parakalimit të disa togave ushtarake, guvernatori i territorit të Misisisipit fqinjë, William Claiborne, mori nga zyrtarët francezë kontrollin e New Orleans. Perandori francez, Napoleon, u shiti territorin e Luizianës amerikanëve për 15 milionë dollarë për të ndihmuar financimin e fushatës së tij ushtarake në Evropë. Territory ishte shumë më i madh se sa sipërfaqja aktuale e shtetit të Luizianës, dhe dyfishoi sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.

XS
SM
MD
LG