Lidhje

Udhëheqës të lartë talebanë në duart e autoriteve amerikane - 2001-12-20


Zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes thonë se dy udhëheqës të lartë talebanë janë tani në duart e autoriteve amerikane. Njoftohet se njëri prej tyre është kreu i shërbimit taleban të zbulimit dhe tjetri shefi i shtabit të përgjithshëm të forave të armatosura.

Zyrtarë amerikanë po marrin në pyetje gjithsej 20 luftëtarë talebanë dhe të al-Kaidës, të cilët u janë dorëzuar atyre kohët e fundit nga forcat anti-talebane në Afganistan.

Sekretari i Mbrotjes, Donald Rumsfeld, tha dje se procesi hetimor do të japë një sasi të madhe informacioni shumë të vlefshëm në përpjekjet kapjen e bin Ladenit dhe për shkatërruarimin e rrjetit terrorist, al-Kaida. Ndërkohë, një përpjekje me armë shpërtheu dje midis ushtarëve palestinezë dhe luftëtarëve të burgosur të al-Kaidës, përgjatë kufirit midis Afganistanit e Pakistanit. Gjatë përleshjes u vranë 13 veta, 6 ushtarë dhe 7 të burgosur.

Zyrtarë pakistanezë thonë se të shtënat filluan ndërkohë që të burgosurit po transferoheshin me autobusë në një burg në Pakistan. Të burgosurit, kryesisht arabë dhe jemenas, sulmuan ushtarët, rrëmbyen disa armë dhe hapën zjarr. Incidenti ndodhi në afërsi të qytetit kufitar Parachinar.

Autoritetet vendore thonë se ata janë vënë në kërkim të 20 luftëtarëve të al-Qaidës, të cilët ikën gjatë luftimeve në zonën gjysmë autonome pashtu. Njoftohet se ushtarët po transferonin gjithsej 156 të burgosur në tre autobusë.

Sekretari Rumsfeld tha dje se do të ishte gabim të mendohet se al-Kaida është asgjësuar. Mirëpo, ai tha se ky rrjet nuk po funksionin mirë për pasojë të fushatës ushtarake 10 javore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Përleshja në Pakistan ndodhi ndërkohë që forcat amerikane në Afganistan intensifikuan përpjekjet e kërkimit për bin Ladenin dhe udhëheqës të tjerë të al-Kaidës. Forcat speciale amerikane po kërkojnë shpellë më shpellë në rajonin lindor Tora Bora, skenë e luftimeve të ashpra gjatë javës së kaluar midis forcave afgane dhe luftëtarëve të al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG