Lidhje

Powell mbi Irakun - 2001-12-21


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell minimizoi spekulimet se fushata anti-terroriste e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara do të ketë Irakun si objektiv të saj të ardhshëm.

Në një intervistë me gazetën Washington Post, sekretari Powell thotë se suksesi ushtarak në Afganistan nuk do të thotë se të njëjtat rezultate do të mund të arriheshin edhe kundër Irakut. Zoti Powell vuri në dukje se këto dy vende kanë aftësi të ndryshme ushtarake.

Megjithatë, Iraku mbetet në qendër të vemendjes të administratës Bush. Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar udhëheqësin irakian Saddam Hussein se ai duhet të pranojë inspektimet e Kombeve të Bashkuara për armët, përndryshe, siç është shprehur Presidenti Bush, do të mësojë se cilat do të jenë pasojat.

Sekretari Powell thotë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër Somalinë, si një strehë e mundëshme për terroristët e Al-Qaidës.

XS
SM
MD
LG