Lidhje

Indi-Pakistan: mosmarrëveshjet vazhdojnë - 2001-12-23


Presidenti pakistanez Pervez Musharraf dënoi vendimin e Indisë për të tërhequr ambasadorin e saj në Islamabad, duke e cilësuar atë si reagim automatik ndaj sulmit vetvrasës kundër parlamentit indian. Për sulmin e 13 dhetorit, India fajson dy organizata ekstremiste myslimane në Pakistan.

New Delhi kërkon që Islamabadi të ndalojë veprimtaritë e këtyre grupeve dhe të arrestojë udhëheqësit e tyre. Islamabadi kërkon prova se këto grupe ishin të ndërlikuara në sulm. Ndërkaq, trupat indiane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr armësh të lehta përgjatë kufirit në rajonin e Kashmirit, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime territoriale. Nuk ka pasur njoftime për të vdekur apo të plagosur.

Mjetet indiane dhe pakistaneze të informimit bëjnë të ditur se të dyja vendet i kanë vënë forcat e tyre ajrore në gatishmëri të lartë, ndëkohë që të dyja palët po shtojnë ndjeshëm praninë ushtarake në të dyja anët e kufirit.

XS
SM
MD
LG