Lidhje

Giuliani-Njeriu i Vitit - 2001-12-23


Revista amerikane “Time” zgjodhi kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Rudolf Giuliani, si ”njeriun e vitit 2001”.

Revista thotë se zoti Giulianni u zgjodh për kurajon e tij, rolin udhëheqës dhe besimin në shpirtin amerikan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Revista shkruan se një tjetër kandidaturë e mundshme si njeriu i vitit ishte Osama bin Ladeni, i cili akuzohet si organizator i sulmeve.

Kryeredaktori i revistës thotë se viti 2001 përfaqësohet më mirë nga veprimet e zotit Giulianni sesa nga vetë sulmet dhe se bin Ladeni është një njeri tepër i vogël për t’u zgjedhur si figura që përkufizon këtë vit për mbarë botën.

XS
SM
MD
LG