Lidhje

Ekonomia amerikane në rënie - 2001-12-25


Konsumatorët amerikanë u treguan të kursyer gjatë ditëve kur mendohej se blerjet do të arrinin kulmin, një tjetër shenjë kjo që tregon se ekonomia amerikane është në rënie. Megjithë uljen e madhe të çmimeve, shitjet ishin të pakta të shtunën dhe të dielën, dy ditët e fundit të blerjeve në prag të Krishtlindjes, kur zakonisht bëhen blerjet më të mëdha.

Tradicionalisht periudha e blerjeve fillon pas Ditës së Falënderimeve dhe përfundon ditën e Krishtlindjeve. Pritet që ky vit të shënojë nivelin më të ulët të blerjeve, të paktën në një dekadë. Ekonomistë amerikanë thonë se periudha kritike e psonisjeve të këtij viti nuk i dha ekonomisë amerikane atë shtytje për të cilën ajo kishte aq shumë nevojë.

XS
SM
MD
LG