Lidhje

Operacioni i kërkimit rifillon - 2001-12-26


Qeveria e re kalimtare e Afganistanit, që filloi nga puna katër ditë më parë, po zhvillon sot mbledhjen e dytë të kabinetit, mes përpjekjeve për vendosjen e unitetit dhe sigurisë në vend pas më tepër se dy dekada konflikti.

Tani për tani nuk dihen hollësitë e takimit. Ministrat hynë nëpër zyrat e tyre të reja gjatë ditëve të fundit, pasi bënë betimin ditën e shtunë.

Udhëheqësi afgan Hamid Karzai ka premtuar se vendosja e sigurisë do të jetë përparësia e kabinetit prej 30 anëtarësh, të cilit është ngarkuar detyra për fillimin e një detyre të gjatë dhe të vështirë për rindërtimin e vendit.

Pas qetësisë që mbizotëroi gjatë ditëve të Krishtlindjes, zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara amerikanë se forcat amerikane po përgatiten për kërkime të mëtejshme për Bin Ladenin në shpellat në Afganistanin Lindor.

Luftëtarët e organizatës së tij terroriste Al-Kaida dihet se në fillim të muajit bënë rezistencë në rajonin lindor të Tora Borës dhe sipas njoftimeve më të fundit, ai është parë në këtë rajon rreth dy javë më parë.

XS
SM
MD
LG