Lidhje

Ekstremistë myslimanë në Britani - 2001-12-27


Udhëheqësi i një qendre islamike në Londër, ku thuhet se ka studiaur personi i akuzuar si terrorist, Richard Reid, paralamëroi se të paktën 100 ekstremistë myslimanë në Britani janë të gatshëm të kryejnë sulme vetvrasëse.

Imami i xhamisë Brixton, Abdul Hak Baker, e bëri këtë paralajmërim dje. Ai u tha mjeteve britanike të informimit se në Britani mund të jenë deri në një mijë ekstremistë myslimanë. Ai tha se të paktën 100 prej tyre janë të gatshëm të hedhin veten në erë për hir të kauzës së tyre.

Zoti Reid akuzohet se u përpoq t’i vinte zjarrin fitilit të lëndës plasëse të vendosur në këpucët e tij, ditën e shtunë, gjatë një udhëtimi nga Parisi për në Miami të Floridës. Udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit e kapën atë dhe e lidhën me rripat e ndejseve të avionit. Avioni u ul në Boston, ku zoti Reid u arrestua.

Imami Baker tha se zoti Reid shkonte në xhami në të njëjtën kohë me Zacarias Moussaouin, një shtetas francez me prejardhje marokene, të cilin autoritetet amerikane e kanë arrestuar dhe paditur nën akuzat për komplot lidhur me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Rrjeti televiziv amerikan, ABC, njoftoi dje se autoritetet evropiane kanë të dhëna se Richrad Reid dhe Zacarias Mausaoui janë stërvitur së bashku në një kamp terrorist të bin Ladenit në Afganistan.

Zyrtarë amerikanë thonë se luftëtarë të kapur të al-Kaidës në Afganistan e kishin njohur fotografinë e zotit Reid dhe thanë se ai ishte stërvitur në në nga kampet e tyre. Mirëpo, zyrtarët nuk mund të vërtetojnë se zoti Reid është anëtarë i rrjetit al-Kaida.

XS
SM
MD
LG