Lidhje

Kosovë: bisedime - 2001-12-27


Kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, pritet të vazhdojë sot bisedimet për të dytën ditë me radhë me grupet parlamentare në kuadër të përgatitjeve për seancën e ardhshme të legjislaturës. Pas takimit të djeshëm me përfaqësues të Lidhjes Demokratike, zoti Daci ka njoftuar se sot do të takohet me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të koalicionit serb ”Kthimi”. Mirëpo, përfaqësuesja e koalicionit serb, Rada Trajkoviç, tha se nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare për një takim të tillë.

XS
SM
MD
LG