Lidhje

BE shpall listën e terroristëve - 2001-12-28


Bashkimi Evropian njoftoi një listë të re organizatash dhe individësh terroristë, duke vënë bazat për bllokimin e pasurive dhe marrjen e masave të tjera kundër tyre. Lista, e cila u publikua sot, është shtojcë e një liste të mëparshme grupesh që mendohet se kanë lidhje me organizatën terroriste al-Kaida dhe udhëheqësin e saj, Osama bin Laden.

Në listën e re përfshihen 12 organizata, mes tyre organizata separatiste baske, ETA, organizata GRAPO me seli në Spanjë, fraksionet separatiste të ushtrisë republikane irlandeze, disa grupe ekstremiste protestante në Irlandën e Veriut dhe 3 organizata greke, mes tyre edhe grupi 17 Nëntori.

Grupet arabe që u shtuan në këtë listë janë organizatat Hezbollah dhe Xhihadi Islamik. Kjo listë është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të bashkërenduar më mirë masat kundër terrorizmit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG