Lidhje

Perëndimi bën thirrje për fillimin e dialogut midis Indisë dhe Pakistanit - 2001-12-28


Po shtohet trysnia e komunitetit ndërkombëtar ndaj Indisë dhe Pakistanit për të ulur tensionet në rritje pasi dy vendet rivale vendosën sanksione kundër njeri tjetrit si rrjedhojë e shtimit të forcave ushtarake nga të dyja palët. Shtatë vendet më të industrializuara të botës dhe Rusia, nëpërmjet një deklarate, u bënë sot thirrje Indisë dhe Pakistanit që të rifillojnë dialogun politik.

Deklarata e grupit të tetëshes u bë pasi sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, u kërkoi Britanisë dhe Rusisë që të ndihmojnë për zbutjen e krizës. Dje, India ndali firmat ajrore pakistaneze që të hynin në hapësirën e saj ajrore dhe dha urdhër për pakësimin e personelit të ambasadës. Pakistani u përgjigj në të njëjtën mënyrë. nëpërmjet trysnisë diploamtike.

Të dy vendet vazhdojnë grumbullimin e forcave përgjatë vijës që ndan rajonin e Kashmirit, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime territoriale. India akuzon zbulimin ushtarak të Pakistanit se mbështeti sulmin vdekjeprurës, këtë muaj, në parlamentin indian.

XS
SM
MD
LG