Lidhje

Hakerup jep dorëheqjen - 2001-12-28


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë thonë se Hans Hakerup ka paraqitur dorëheqjen nga posti i administratorit të lartë ndërkombëtar të Kosovës.

Zyrtarët nuk dhanë hollësi, por sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, një prej zyrtarëve tha se zoti Hakerup dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij, me që ai dhe gruaja e tij presin një fëmijë në muajin shkurt.

Zoti Hakerup u caktua në postin e administratorit të Kosovës para gati një viti pasi shërbeu si ministër i mbrojtjes së Danimarkës.

XS
SM
MD
LG