Lidhje

Kabuli: të ndalohen bombardimet amerikane - 2001-12-29


Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Muhammed Habeel, tha se qeveria e përkohshme po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara të ndalojnë fushatën e bombardimit në Afganistan, mundësisht brenda disa ditësh.

Komentet e zotit Habeel u bënë ndërkohë që vazhdon të rritet numri i ankesave rreth viktimave civile të shkaktuara nga sulmet ajrore amerikane. Edhe udhëheqësit fisnorë në Afganistanin lindor po i kërkojnë qeverisë se re afgane që të bëjë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore amerikane në rajonin e tyre.

Mirëpo, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se nuk përjashton mundësinë e vazhdimit të fushatës së bombardimit në Afganistan. Pentagoni thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngusht me qeverinë e përkohshme për të çrrënjosur të gjithë udhëheqësit e la-Kaidës.

Ndërkohë, udhëheqësi i qeverisë së përkohshme të Afganistanit, Hamid Karzai, i tha Zërit të Amerikës se populli afgan po kërkon dislokimin e një force paqeruejtëse ndërkombëtare. Mirëpo, ai shprehu mendimin se nuk ekziston më ndonjë rrezik për Afganistanin nga luftëtarët talebanë që ende ndodhen në vend.

Në Britani, përfaqësuesit e vendeve që marrin pjesë në forcën paqeruejtëse u takuan dje për diskutime mbi përbërjen dhe rolin e forcës. Ata synojnë të dislokojnë mijëra paqeruejtës brenda pak javësh.

XS
SM
MD
LG