Lidhje

Rindërtimi i Afganistanit - 2001-12-31


Tani që terroristët e Talebanit dhe Al-Qaidës janë mundur në Afganistan, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po punojnë për të ndihmuar popullin afgan në rindërtimin e vendit.

Qëllimi kryesor është të krijohen kushtet për mbijetesën e afganasëve që janë në gjendje të dëshpëruar, përfshirë këtu të shpërngulurit dhe refugjatët. Kjo nënkupton dhënien e ndihmave ushqimore, fillimin e prodhimin bujqësor, kthimin e mjeteve të jetesës dhe fuqisë blerëse. Duhet të riaftësohen shërbimet shëndetësore bazë, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Gjithashtu kritike është rindërtimi i sistemit të arësimit fillestar dhe praktikimi i aftësive të punës.

Vitet e fundit, Afganistani ka prodhuar rreth 70 përqind të opiumit në botë. Rindërtimi i aftësive ushtarake dhe policore të Afganistanit është kritik për të ndaluar prodhimin e drogave të paligjshme. Në të njëjtën kohë fermerët duhen inkurajuar të mbjellin prodhime të tjera dhe jo opiumin.

Administrata e Hamid Karzait do të ketë pushtetin për gjashtë muaj derisa një këshill tradicional do të zgjedhë një qeveri dy vjeçare e cila do të përpilojë një kushtetute të re. Ndërkohë, gati 5 mijë forca paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara do të dislokohen për të siguruar qeverinë dhe për të ndihmuar në themelimin dhe përgatitjen e një force sigurimi dhe ushtrie të re afganase.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit që ato drejtojnë po punojnë për të sjell qëndrueshmëri politike dhe një klimë ekonomike më të favorshme në Afganistan. Por në fund, do të jetë vetë populli afgan që do të duhet të përfundojë punën e nisur. Paqja, siguria dhe mirëqënia nuk do të jenë të mundura në se fraksionet talebane dhe milicitë e armatosura vazhdojnë të luftojnë njëra tjetrën. Përpjekjet për rindërtim nuk do të jenë të suksesshme pa një qeveri me bazë të gjerë.

XS
SM
MD
LG