Lidhje

I dyshuari Moussaoui para gjyqtares - 2002-01-02


I dyshuari i parë si terrorist, ndaj të cilit, nga prokurorë amerikanë, është ngritur padi për konspiracion në sulmet terroriste të 11 shtatorit, iu lut dje (e mërkurë, 2 janar) Allahut dhe nuk pranoi të thoshte nese e pranonte apo jo akt-akuzën. Gjykatësja e kësaj çështjeje e konsideroi një qendrim të tillë sikur Zacarias Mousaoui nuk e pranonte fajësinë dhe avokatët e tij ishin dakord. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se ai bënte pjesë në rrjetin terrorist të Osama bin Ladenit, Al-Qaida, përgjegjës për përplasjen e avionëve në Qendrën Botërore të Tregëtisë dhe Pentagonit. Gjykatësja Leonie Brinkema caktoi 14 tetorin si datë gjyqi.

Avokatët e zoti Moussaoui u argumentuan dhe u ankuan pa sukses se data e gjyqit ishte tepër afër përvjetorit të parë të sulmeve terroriste.

XS
SM
MD
LG