Lidhje

Kalendari Historik 1 janar - 2002-01-02


Më 1 janar të vitit 1863, hyri në fuqi një ligj federal që e ndryshoi përfundimisht Perëndimin Amerikan. Në bazë të Aktit të ri i jepeshin 65 hektarë tokë kujtdo që dëshëronte të vendosej në këto rajone dhe të merrej me bujqësi. Individët mund të bëheshin pronarë të përhershëm të kësaj sipërfaqe toke në se e punonin atë për pesë vjetë, ose mund ta blinin tokën pas gjashtë muajsh për 240 dollarë. Historianët thonë se ky akt ligjor ndihmoi në rritjen e fuqisë së Shteteve të Bashkuara duke hapur Perëndimin Amerikan dhe duke nxitur pronësinë mbi tokën. Megjithatë ky akt tërhoqi mijëra kolonë të papërgatitur për ashpërsinë e jetës në perëndim dhe, si rezultat, disa bujq e familjet e tyre kaluan kohë mjaft të vështira e madje vuajtën edhe nga uria.

Më 1 janar të vitit 1863, presidenti Abraham Lincoln nxorri Proklamatën e Emancipimit, një prej dokumenteve më të rëndësishme në historinë amerikane. Proklamata bënte thirrje për lirinë e skllevërve në shtetet që kishin ngritur krye kundër Unionit. Ndoshta, ndikimi më i rëndësishëm i Proklamatës së Emancipimit ishte zgjerimi i objektivave të Luftës Civile Amerikane, nga rivendosja e Unionit të vjetër dhe përfshirja në të edhe e jugut, ku sundonte skllavopronaria, në një përpjekje për shkatërrimin e institucionit të skllavërisë. Sipas njërit prej interpretimeve, Proklamata e Emancipimit e ktheu Ushtrinë e Unionit në një ushtri çlirimtare kur ajo arriti të pushtonte jugun dhe të shkatërronte forcat e Konfederatës.

XS
SM
MD
LG