Lidhje

Incident me granatë në Serbinë Veriore - 2002-01-07


Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën sot kur një burrë shpërtheu një granatë dore në një kafene me shumë njerëz në qytetin Novi Knezevac në Serbinë veriore. Agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug njoftoi se autori i sulmit ishte mes të vrarëve në shpërthimin, që ndodhi gjatë një loje me letra.

Zyrtarët thonë se nuk ishte menjëherë e qartë pse personi, i cili nuk u identifikua, e aktivizoi granatën. Ndërkohë kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident.

XS
SM
MD
LG