Lidhje

Kalendari Historik 5 janar - 2002-01-07


Më 5 janar 1914 kompania Ford Motor shpalli diçka të padëgjuar më parë: rriti mëse njëfish rrogat e shumë prej punëtorëve të saj. Punëtorët e Fordit që vlerësoheshin se e meritonin shtimin e rrogës, filluan të marrin 5 dollarë në ditë nga dy dollarë e 20 qindarka që merrnin më parë. Kjo ishte provë e qartë e avantazhit që kishte metoda e prodhimit në seri për uljen e kostos. Ky sistem krijonte mundësi për prodhimin e më shumë automjeteve, më shpejt dhe me kosto më të ulët se sa metodat e mëparshme. Ngritja e pagave i shtoi të ardhurat e punëtorëve dhe bëri të mundur që ata të blinin modelet e lira të Fordit tip ”T”. Disa vëzhgues hodhën me cinizëm idenë se rritja e pagave ishte një përpjekje për krijimin e një fuqie punëtore më të bindur e cila të mos kundërshtonte rritjen e normës dhe të mos organizohej në sindikata.

Më 5 janar 1925, Nellie Tayloe Ross bëri betimin si guvernatore e shtetit Wyoming, duke u bërë kështu guvernatorja e parë grua në Shtetet e Bashakuara. Nellie Ross ishte e veja e guvernatorit William Ross, i cili kishte vdekur gjatë kohës në këtë post. Ajo u zgjodh për të zëvendësuar të shoqin për pjesën e pambaruar të mandatit si guvernator. Zonja Ross vazhdonte të mbante rroba zie kur bëri betimin. Nuk ishte aspak e rastit që ky shtet të kishte guvernatoren e parë dhe po ashtu nuk ishte e rastit që ceremonia e betimit të drejtohej nga kryetari i gjykatës së lartë të shtetit, i cili përpara 35 vjetësh kishte përgatitur projekt-nenin e kushtetutës së shtetit Wyoming në bazë të të cilit gratë kishin të drejta të barabarta politike.

XS
SM
MD
LG